Pikërisht kur menduam se i kishim kaluar të gjitha me Lady Gaga-n, duke përfshirë një fustan mishi, një fustan flluskë dhe një fustan me flokë njerëzore, ajo ka ende shumë surpriza për ndjekësit.

Më 12 tetor diva e muzikës Pop ndau një fotografi në “Instagram” ku shihej e veshur me një shall të përbërë në para, ndërsa ishte në fluturim për në Las Vegas.

Shumë mendojnë se kartëmonedhat ndoshta janë të rreme.

Lady Gaga po kthehet në Las Vegas dhe veshja e saj e bën të qartë se ajo e kupton atmosferën e qytetit.

Ku tjetër do të vishnit një shall të bërë nga para (të rreme) përveç Las Vegas?

Lady Gaga u angazhua për outfit të paharrueshme gjatë gjithë verës, dhe shalli i parave është një tregues se ajo nuk do ta ndalë vrullin së shpejti.

Gaga ka qenë gjithmonë ambicioze me stilin e saj, por gjatë viteve të fundit, ajo e ka zbutur atë pak. Në vitin 2021, megjithatë, ajo ka ringjallur stilin e saj ekstravagant.

Filmi i radhës i Gaga -s, House of Gucci, në të cilin ajo luan pranë Adam Driver, del më 24 nëntor dhe fansat mezi po e presin.