Disa vite më parë, këngëtarja Fatmira Breçani ishte e ftuar në dasmën e vajzës së Sali Berishës, Argitës.
E ftuar në emisionin “E Diell”në Top Channel, Fatmira ka treguar se Berisha s’ka kërcyer në dasmën e të bijës, por muzikën e kënduar prej saj e ka shijuar në maksimum, kjo për faktin se ata janë miq shumë të mirë.
“Në dasmën e Argitës nuk ka kërcyer, por e ka shijuar muzikën deri në fund. E kemi mik, e kemi tropojan e duam shumë dhe kemi respekt. Nëse nuk shijon këngën time, këngën e kujt do të shijojë”, tregoi këngëtarja.