Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, ndaj të cilit ishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.