E shpallur në kërkim për mashtrim, një 33-vjeçare nga Fieri ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetases në kërkim K. Goga, 33 vjeçe, banuese në Fier.

Mësohet se ndaj saj, Gjykata e Rrethit Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale“Mashtrimi” parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme.