Shprehja e urtë popullore “Ku ka zë nuk është pa gjë!”në këtë rast nuk është e vërtetë. Një vit më parë të gjitha mediat online spekuluan për preferencat seksuale të Kikës, banorit të BB8. Por ky spekulim është shuar pak minuta më parë nga Olti Curri, i cili ka publikuar në faqen e tij lajmin se Kika është baba që prej një viti. 

“Ju prezantoj me këtë bukuroshe të vogël, quhet Vesa dhe është vajza e Kikës… Kreshnik Husaj, i njohur në publik si Kika ekstravagant i Big Brother 8, vazhdon të surprizojë. Ai ka një vit që është bërë baba (siç tregon edhe certifikata e lindjes së vogëlushes) dhe vetëm tani ka dashur të tregojë publikisht për fëmijën që ka sjellë në jetë prej lidhjes së përfunduar me partneren e tij, Vlora. Kika, që nuk mban asgjë, këtë event të jetës së tij ka ditur ta mbajë sekret me shumë kujdes. Vesa, për pak ditë mbush një vjeçe dhe në këtë foto pozon pranë babi Kikës dhe motrës së tij, Shema” – shkruan Olti në faqen e tij, pasi ka postuar edhe foton e certifikatës së lindjes së vajzës.