Kim Kardashian, i ka dhënë fund romancës së saj me Pete Davidson.

Lidhja mes tyre zgjati 9 muaj dhe bëhet me dije nga burime pranë tyre se ata kanë vendosur të mbesin thjesht miq.

Shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca dhe takimet e rralla. Kjo gjë e ka bërë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje.

Pete ka kaluar një pjesë të verës në Australi duke punuar në filmin Wizards! . Sa për Kim, ajo vazhdon të rrisë katër fëmijët North, Psalm, Chicago  dhe Saint, me ish-in e saj Kanye West.