Sa më shumë bie në peshë Kim Kardashian, aq më shumë duket se zvogëlohen edhe veshjet e saj. Së fundmi, ajo vendosi sërish të marrosë internetin duke postuar një video nudo.
35-vjeçarja xhiroi një video përpara pasqyrës duke mos i lënë asgjë imagjinatës. “Sapo bëra një nxirje me spray në mesnatë njerëz. Tanoreksike(person me varësi ndaj nxirjes).”-ka thënë Kim për fansat e saj në Snap Chat, duke këmbëngulur se arsyeja e postimit ishte vetëm për të treguar nxirjen e saj të re.
Ajo mbuloi me krahë gjoksin, ndërsa pjesa e poshtme intime mbulohet nga një karrige. Ndërkohë, linjat e saj bombastike duken më së miri, duke pasqyruar rezultatet mbresëlënëse të dietës dhe stërvitjes së vazhdueshme.





