Shteti kinez ka marrë masa të rrepta për t’u paraprirë sulmeve terroriste, në një nga provincat e saj, Xinjiang, vend i cili është shtëpia e 10 milion muslimanëve. Ligjislacioni i ri anti ekstremizëm i cili përfundoi ditën e shtunë, ndalon  mbajtjen e mjekrës nga meshkujt, veshjet tipike muslimane të femrave dhe shkollimin në ambientet e shtëpisë.

Duket se autoritetet i kanë dyfishuar forcat e sigurimit, dhe janë në çdo moment në mbikqyrje. Masat e marra synojnë të standartizojnë rregullat e reja në të gjithë krahinën dhe më tej. Specifikisht ligjet ndalojnë  mbështetjen  apo propagandën e mendimeve ekstremiste, mbulimin e fytyrës apo presionin që mund t’i bëhet dikujt për ta mbuluar atë.

Ata kanë bërë më dije se nuk do të lejojnë më që fëmijët të arsimohen në kushtet e shtëpisë dhe nën frymën e besimit ekstremist. Të ndaluara do të jenë dhe artikujt apo videot e publikuara që kanë përmbajtje të tilla. Edhe pse nuk janë dhënë detaje më të hollësishme në lidhje më ligjet e reja sipas “China Daily” thuhet se  mjekra e gjatë nuk do të lejohet më pasi ajo është një nga shfaqjet që promovon ekstremizmin.

Kina, ka ndërrmarrë këto masa pasi vitet e fundit në Xinjiang janë vrarë me qindra vetë nga sulmet terroriste. Ndërkohë vetë  qeveria kineze është totalisht e përqendruar në kontrollimin e kësaj zone.