Një ngjarje e rrallë raportohet të ketë ndodhur në një familje në Heraklion të Greqisë, ku një gjyshe 55-vjeçare u bë nënë surrogate për hir të vajzës së saj dhe dolli në jetë një djalë të shëndetshëm.
Ky është një nga rastet e rralla si në Greqi ashtu edhe në mbarë botën.
Ngjarja është bërë e ditur nga mjeku gjinekolog i “gjyshes surrogate”, Alexandros Zervakis, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Gjyshja jeton në Kretë, ndërsa vajza në Athinë. Ato kishin qenë te disa mjekë por përpjekjet e tyre kishin dështuar në të kaluarën.
“Më takuan të zhgënjyer dhe në mëdyshje. Ne përpiluam një plan pasi gjyshes surrogate i duheshin disa ndërhyrje korrigjuese që të mund të mbetej shtatzënë. Kemi hasur disa vështirësi si hipertensioni para-ekzistues, mosha dhe korniza të rrepta ligjore. Përgatitja zgjati dy vjet me operacione, ekzaminime dhe komisione për miratime nga Autoriteti Kombëtar i Sterilitetit” , përshkroi mjeku Alexandros Zervakis.