Dy persona janë vënë në pranga në Pikën Kufitare të Muriqanit pasi tentuan të fusnin në vend 82 010 euro.

Bëhet e ditur se si rezultat i operacionit të koduar policor “Directions”, u vunë në pranga R. A., 36 vjeç, banues në Shijak dhe S. F., 54 vjeç, banues në Elbasan. Ndërsa, hetimi në gjendje të lirë nisi për A. C., 53 vjeç, banues në Elbasan dhe K. M., 56 vjeç, banues në Mamurras.

Sipas policisë, janë vënë në pranga 2 shtetas (pronari dhe drejtuesi i autobusit) dhe procedohen penalisht 2 të tjerë (drejtues alternativë të autobusit).

Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në kroskotin e autobusit, u gjetën 82 010 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, të cilat do të futeshin në vendin tonë, pa u deklaruar.

Paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise.