Në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, policia e Kurbinit pas kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, ka evidentuar dhe goditur një rast tjetër në këtë fushë, për të cilin u vu në pranga shtetasi Y. V., 42 vjeç, banues në Kurbin.
Gjatë kontrollit në lokalin që posedonte 42-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën aktive, faqe online për vënien e basteve sportive, në kundërshtim me ligjin, celularë dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.