Mërkuri do të kalojë 4 herë në prapavijë gjatë vitit 2023 dhe do të ndikojë shenjat e Tokës, të njohura për analizat e tyre. Dera e luanit që përkon me 8 Gushtin (8/8) është hapësira mistike ku mund të manifestohen dëshirat më të forta. 11 Nëntori (11/11) quhet “numër engjëllor” sepse 1111 është një zgjim shpirtëror, një ditë me fat që sjell bekimet e universit. Veç datave të përgjithshme, secila shenjë e horoskopit do të ketë ditën e saj të veçantë në 2023 ku yjet dhe  planetet do të harmonizohen më së miri.

Dashi – 1 Mars 2023

Hyrja e Jupiterit në Dash e cila do të zgjasë deri në datën 16 do të jetë një periudhë e frytshme. Bashkimi i Venusit me këtë planet fati do të sjellë dashuri dhe krijimtari. Ndiqni mirësinë që ju vjen dhe mos kini frikë nga pasioni juaj për të sjellë kënaqësi.

Demi – 16 Maj 2023

Nëse po përjetoni një ngjarje të madhe ose një dashuri, kthimi i planetit tuaj drejtues në shtëpi do të jetë dita e përsosur për t’iu përkushtuar artit tuaj. Fati është në anën tuaj ndaj mund të përfundoni një projekt. Përfitime të mëdha do të vijnë në shenjën e Demit për herë të parë pas një dekade dhe do të sjellin energji të mira.

Binjakët – 14 Shkurt 2023

Marrëdhëniet tuaja të rëndësishme do të ndriçohen në ditën e Shën Valentinit. Prezenca dhe dhembshuria e të tjerëve do ju kujtojë që mund të mbështeteni tek ata. Jupiteri do të formojë një kënd me Hënën në shtëpinë e partneriteteve dhe do t’ju nxisë që të formoni lidhje të thella me të tjerët. Këto momente intimiteti do t’ju ndihmojnë në ndjekjen e synimeve tuaja teksa Marsi do të ndriçojë në shenjën e Binjakëve duke iu dhënë një energji fituesi.

Gaforrja – 18 Janar 2023

Mërkuri shkon drejt e në shenjën motër tuajën, Bricjap dhe kjo do të thellojë marrëdhëniet tuaja dhe do t’ju qartësojë nga konfuzioni. Kjo energji do të fuqizohet nga Jupiteri që kalon në shtëpinë e karrierës dhe do të keni disa lëvizje të mira pune që do të jenë shumë të mira për njohjen dhe promovimin tuaj. Ndërtimi i themeleve të forta me të tjerët mund të ndihmojnë që ëndrrat lidhur me karrierën të realizohen.

Luani – 17 Korrik 2023

Kulmi verior i fatit hyn në një tjetër shenjë zjarri, Dashin. Do të ndieni një mbështetje që do të ftojë përvoja dhe ide emocionuese në jetën tuaj. Ky mund të jetë viti kur mund të bëni udhëtimin që e keni menduar aq shumë apo të mësoni një aftësi për të cilën nuk keni patur kurrë kohën. Hëna do të formojë një kënd me Neptunin dhe do t’ju dhurojë një dozë shumë të nevojshme emocionale.

Virgjëresha – 23 Mars 2023

Plutoni i etur për pushtet kalon në prapavijë dhe do të ketë oreks për të ndjellë ndryshim. Kjo do të trondisë rutinën tuaj të përditshme, por është pjesë e një plani madhor. Gjërat do të ndryshojnë për më mirë, edhe pse do ju duhet pak durim ta kuptoni si apo pse. Planeti i fuqishëm xhuxh do të hyjë në shtëpinë e gjashtë tuajën, puna, për 21 vitet e ardhshme dhe një ndryshim i ngadaltë do të kaplojë jetën e përditshme. Një lëvizje drejt një karriere të re apo ngritjeje në detyrë mund  të jenë në planet e 2023.

Peshorja – 1 Korrik 2023

Venusi, planeti juaj drejtues dhe i dashurisë do  të jetë në prapavijë dhe mund të shkaktojë nostalgji për një lidhje. Por Mërkuri ndihmon dhembshurinë ndaj vetes suaj dhe mbështet qëllimet tuaja më të mëdha. Mund të ‘pengoheni’ në mundësi të reja pune për shkak të marrëdhënieve që rishfaqen. Ju ndihmojnë ose jo të  forconi karrierën tuaj, gjatë kësaj kohe do të bënit mirë të lidheshit me njerëzit tuaj më të besuar.

Akrepi – 16 Maj 2023

Me hyrjen e Jupiterit në Dem do të ndiheni me fat në dashuri. Intimiteti do të jetë kryefjala e kësaj dite. Pika kulmore jugore largohet nga shtëpia juaj e parë ndërsa Jupiteri hyn në të  shtatën dhe ky vit do të jetë i rëndësishëm për dashurinë.

Shigjetari – 12 Maj 2023

Frymëzimi do të ndezë vlerësimin tuaj për kënaqësitë e vogla. Mërkuri do të mbështesë Venusin në shtëpinë e ritualeve të përditshme dhe mund të jetë e përsosur për të implementuar të reja që mbajnë ndezur pasionet tuaja. Ky aspekt favorizon edhe pjellorinë. Nëse dëshironi një bebe, është momenti  i përsosur për të tentuar.

Bricjapi – 23 Mars 2023

Paraja do të jetë në mendjen tuaj më shumë se zakonisht. Plutoni hyn në Ujorin e drejtuar nga Saturni ndaj mund t’ju paraqiten mundësi të reja financiare në sasi të mëdha. Kushtojini vëmendje aftësive që keni mësuar kohët e fundit për të monetizuar interesat dhe hobit tuaja. Planeti i transformimit hyn në shtëpinë tuaj të dytë të parave për 21 vitet e ardhshme, ndaj është koha për të bërë disa lëvizje të mëdha financiare që mund t’ju rrisin shumë.

Ujori – 7 Mars 2023

Dalja e Saturnit nga shenja juaj dhe hyrja në shtëpinë e dytë të parave shenjon një moment të fuqishëm financiar. Është koha të sillni në vijë të ardhurat tuaja. Jini krijues për të gjetur burime të reja financiare. Kjo do t’ju sjellë një ristrukturim të mirë sa i përket të ardhurave që do të përkojë me një çlirim.

Peshqit – 17 Korrik 2023

Kulmi jugor i fatit do të bëjë që disa pjesëza që mungojnë të vendosen në vend. Është një moment i fuqishëm për të ndryshuar këndvështrimin dhe për të pasur qartësi në një situatë të ndërlikuar. Do të ndieni nevojën për t’u shtrirë në anën sociale dhe për të gjetur një mik apo dashuri të re. Dilni dhe argëtohuni!