Një avokate në Korçë është marrë peng dhe është kërcënuar me armë brenda zyrës së saj të avokatisë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë autorin e dyshuar, N.Ç.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ishte klient i avokates dhe kjo e fundit e kishte përfaqësuar ligjërisht në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie.
Policia thotë se autori i dyshuar e kërcënoi me një armë sportive pistoletë pneumatike.