Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë mendimin e tij për mediat në prag të ndeshjes së Anfield ndaj Real Madrid për Champions League, e programuar të luhet të martën.
A do të jetë Darvin Nunjez atje?
“Ka një mundësi. Duhet të shohim se si është ai sot, pastaj do të marrim një vendim.”
Si ndiheni për këtë sfidë?
“Jam shumë i lumtur që mund t’i luajmë këto ndeshje të dyfishta tani dhe jo disa javë më parë. Duhet të bëjmë një super paraqitje, dy super paraqitje për të thënë të vërtetën. Reali, nga ana tjetër, nuk ka nevojë të luajë një super ndeshje, por ka edhe shansin për të kaluar”.
Çfarë prisni nga tifozët tuaj nesër?
“Ne gjithmonë punojmë shumë për të arritur në Champions dhe mendoj se këto janë momente për t’u çmuar. Do të jetë një ndeshje e veçantë. Pres që Anfield të jetë në majë të gishtave… Tifozët na kanë parë në formë më të mirë në dy ndeshjet e fundit. mund të presin diçka më shumë”.
Cili është mendimi juaj për trajnerin Ançeloti?
“Karlo është trajneri më i relaksuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. E respektoj shumë, e admiroj shumë. Real Madridi ka një skuadër të klasit botëror, të cilit i ka shtuar lojtarë të rinj super emocionues.”
Si do të përpiqeni të mposhtni Realin?
“Para së gjithash duhet të luajmë me respekt. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Ne do të përpiqemi me çdo mënyrë për ta lënduar atë.”
Si i komentoni fyerjet raciste ndaj Viniciusit?
“Asgjë në botë nuk mund të justifikojë sharjet raciste. Me sa di unë, ai është një lojtar i klasit botëror. Ne nuk duhet t’i japim atij shansin të shkojë një kundër një.”