Nottingham Forest, i janë hequr katër pikë nga klasifikimi për shkak të shkeljes së Fair Play Financiar.

Klubi i njohur anglez tani zbret në zonën e rënies në Premier League, me vetëm një pikë më pak se Luton.

Premier League konfirmoi vendimin nëpërmjet një deklarate, ku theksohet se Forest kishte “shkelur pragun përkatës të PSR prej 61 milionë £ me 34.5 milionë £”.

Forest e pranoi shkeljen, por mbrojtja bazohet në rrethana lehtësuese në lidhje me shitjen e Brennan Johnson. 

Klubi mori një ofertë prej 30 milionë £ nga Brentfordi në fillim të verës së kaluar, por sulmuesi nuk ishte i gatshëm të lëvizte dhe Forest mendoi se mund të merrte më shumë para nga ky “aseti” nëse prisnin përtej afatit të PSR-së, më 30 qershor. 

Johnson u shit për 47.5 milionë paundë te Tottenhamë në shtator, por një panel i pavarur nuk e pranoi këtë mbrojtje.