Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për këshillin Bashkiak në Lezhë. Konkretisht “BF” kërkon rinumërim të votave në 2 KZAZ në Lezhë.

Koalicioni Meta-Berisha thotë në arsyetimet drejtuar KAS se në Lezhë u blenë vota me para të krimit të organizuar, ndërsa gjithashtu pretendon se procesi i numërimit të votave për këshillin Bashkiak në 2 qendrat e KZAZ 12 dhe 13 ka qenë i parregullt. Kjo sipas tyre ka ndikuar në rezultatin e miratuar nga KQZ.

Koalicioni “Bashkë fitojmë” pretendon se kandidatit për këshillin e Lezhës, Lirim Torba të FRD-së i janë shtuar në procesverbal 100 vota duke bërë që ai të kalonte pragun.