Ne për çdo lagje kemi nxerrë një listë përmbledhëse kush janë të gjithë debitorët, në të gjithë vitet që kanë dhe çdo inspektor do të shkojë derë më derë për të kontaktuar se si do të bëhet shlyerja e detyrimve. Duam të marrim maksimumin e të gjitha taksave që subjektet i kanë bashkisë. Ka biznese të mëdhenj e të vegjël debitorë. Nuk do të lejojmë që bizneset e mëdhenj të thellojnë debitë çdo ditë e më shumë ndaj bashkisë.
Bizneset debitore janë të sferës së tregtisë, shërbimit, etj, por edhe të biznesit të madh. Duke marrë një shembull vetë në lagjen numër 1 në Durrës, debia e subjekteve arrin në 19 milionë lekë.
Këto biznese do të jenë në fokus të punës së çdo inspektori. Ato që kanë shumë vite pa paguar do t’i paguajanë taksat me këste, duke gjetur gjuhën e bashkëpuniit për pagesat” tha ndër të tjera Koka.
K.H.





