TIRANË- Kryeministi Edi Rama, tha se jo vetëm Shqipëria por i gjithë Ballkani perëndimor duhet të luftojnë fort për tu bërë pjesë e BE-së.

Rama duke folur në konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, theksoi se BE e gatshme të pranojë anëtarë të rinj.

Kryeminstri gjithashtu u shpreh se një tjetër temë e takimit është ecuria në tërësi e rajonit dhe sipas tij kjo është e lidhur me arsyen pse BE është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj.

“BE është shumë i dëshiruar të pranojë anëtarë të rinj bazuar në meritë.

Një tjetër temë e takimit është ecuria në tërësi e rajonit, edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj.

Përfitoj nga rasti ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë.

E fundit, që theksoj është që më vjen mirë që këtu edhe një mike të shtrenjtë të Shqipërisë në fakt deficioni ekzakt është ish mike se tanimë është ‘skipëtare’ nga Italia, Federica Mogherini që s’e kuptoj pse se ka bërë pasaportën shqiptare, vetëm një justifikim ka, që kërkon pasaportën europiane të Shqipërisë,” tha Rama.