“Tani do të mbanim zi për viktimat”, kështu ka deklaruar komandanti i KFOR-it Angelo Michelle Ristuçia, në një intervistë të dhënë për median italiane “La Republica”.

Ristuçia tha se në Zveçan ka patur persona të cilët qëllimisht kanë nxitur dhunë, dhe nëse KFOR nuk do të ndërhynte, kjo do të sillte përplasje dhe viktima.

Kujtojmë se rreth 30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, para objektit të Komunës së Zveçan.

Njëmbëdhjetë ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez.

Lëndimet e tyre përfshijnë fraktura të gjymtyrëve, djegie, ndërkohë që 3 ushtarë hungarez janë të plagosur me armë zjarri.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar nga dita e premte, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e zgjedhur të komunave në veri, që të hynin në zyrat e tyre në objektet komunale, meqë qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjen para objekteve.