Shqipëria ka njohur kundërshtarët e grupit për kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë do të kenë përballë Anglinë, Serbinë, Andorrën dhe Letoninë.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo ndodheshin në vazon e tretë.

Si vazo e parë qëndronte Anglia, më pas Serbia, Letonia dhe Andorra.Rrugëtimi për kuqezinjtë do të nisë në mars dhe do të mbyllet në nëntor. Kualifikohet direkt vendi i parë, ndërsa i dyti është në “play-off”.