Pas suksesit të madh që komedia “Borgjezi fisnik” korri në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ajo do të vijë për publikun durrsak edhe të shtunën e të dielën e javës së ardhshme.

Në të pesta netët që është shfaqur, salla ka qenë e mbushur plot, ndërsa publiku ka shijuar dhe duartrokitur interpretimin e aktorëve dhe punën e madhe të bërë nga i gjithë stafi realizues.

Komedia u vu në skenë me rastin e 70-vjetorit të themelimit të trupës së Durrësit, ndërkohë që kishte 50 vite që Molieri nuk interpretohej në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Në komedinë e famshme të Molierit, e shkuar 400 vite më parë me porosi të mbretit të Francës Luigji XIV, interpretojnë aktorët Gentian Zenelaj, Mimoza Marjanaku, Andia Xhunga, Xheini Fama, Ervin Doko, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Jaho Guma, Romir Zalla, Amos Zaharia, Marvin Tafaj, ndërsa pjesëmarrje të veçantë kanë aktorët Met Xhelili dhe Roland Koça.