Nga Mentor Kikia

Kur s’na vuri në radhë edhe virusi, s’na bën derman asgjë!

Mbajtja e radhës është një tregues i edukatës qytetare. Nuk është sanksion ligjor, por është një kod shumë i rëndësishëm i sjelljes dhe respektit për njëri-tjetrin.

Ne shqiptërat nuk e kemi patur asnjëherë këtë kod. Ne shtyhemi edhe kur hipim edhe kur zbresim nga autobuzi apo edhe nga avioni, kur hyjmë e dalim nga shkolla e kinemaja. Shtyheshim nëpër radhët e dyqaneve në kohën e komunizmit, duke ia plasur shitëses në surrat pështymat tona.

Shtyhemi edhe sot po njësoj. Nuk qëndorjmë dot një metër larg sportelit, duam ta fusim kokën të gjithë aty, me një padurim të pashembullt. Nuk presim dot as në semafor, dhe ai që është 10 makina pas teje, çirret duke i rënë borisë.

Por epidemia e virusit, mbajtjen e radhës e beri detyrim, për shkak të rrezikut të infektimit. Por, siç shikohet në dy fotot e para, në sërish nuk e mbajmë radhën, aq më shumë të zbatojmë distancë sigurie.

Në tre fotot e tjera tregohet se si në SHBA mbajnë radhë, edhe me orë të tëra, për të votuar. Një libër në dorë e një shishe ujë, dhe njerëzit qëndojnë në këmbë një pas një, edhe 5 apo 7 orë.

Kur nuk na vuri në radhë e korona, nuk ka për ta bërë askush më.