"Vullnetarisht pranojmë të heqim dorë nga emri Çamëri!!!"

02/07/2018 - 19:36

   Gazetarja e njohur Edlira Gjoni, me eksperiencë të gjatë në punën me ndërkombëtarët, ka postuar një status në profilin e saj në Facebook, ku nënvizon se ndërsa vëmendja e artistëve, opinionit publik dhe qeverisë është e përqendruar tek Teatri Kombëtar, mediet fqinje raportojnë për shfaqjen me dyer të mbyllura andej kufirit.

Sipas paktit që bisedohet, duhet të heqim dorë nga deti, por edhe nga toka, kudo ku ka varre të kujtdo skeleti të vërtetë a të rremë që fqinjët u kanë vënë syrin t’i quajnë greke.

Qershia mbi tortë është shqiptare: Vullnetarisht pranojmë të heqim dorë nga emri Çamëri!!!! Do e fshijmë fare nga këngët, tekstet, bisedat, historitë e të moshuarve”, shkruan Gjoni.

E indinjuar me paaftësinë e qeverisë Rama dhe Rilindjes që sipas saj po shet edhe identitetin kombëtar, Gjoni shtron pyetjen: Si ta kthejmë Rilindjen në shina, para se t’i nxjerrë themelin edhe Shqipërisë, edhe shqiptarisë?

Postimi i plotë i Edlira Gjonit:

Mirë që jemi të dorëzuar e tē paaftë në arenën ndërkombëtare, po edhe pazaret i marrim vesh të fundit. Informohemi nga mediat “dashamirëse” fqinje, se tonat flenë gjumë.

Çorbë anti-shqiptare po gatuan ministri i jashtēm, teksa të gjithë merren me teatrin nē Tiranë. Ne këtej me teatro, gazetat fqinje raportojnë për shfaqjen me dyer të mbyllura andej kufirit.

Sipas tyre, duhet të shtrojmë tapet për një a dy mijë shqiptarët që e quajnë veten pakicë në Jug, ndërkohë që 400 mijë emigrantët tanë stigmatizohen rregullisht që nga viti 1990.

Sipas paktit që bisedohet, duhet të heqim dorë nga deti, por edhe nga toka, kudo ku ka varre të kujtdo skeleti të vërtetë a të rremë që fqinjët u kanë vënë syrin t’i quajnë greke.

Qershia mbi tortë është shqiptare: Vullnetarisht pranojmë të heqim dorë nga emri Çamëri!!!! Do e fshijmë fare nga këngët, tekstet, bisedat, historitë e të moshuarve.

Nga ligjërimi publik e historia zyrtare, po e po. Do ulen diplomatët tanë mendje-ndritur, së bashku me tutorët grekë në një krah e turq të krahun tjetër, të rishkruajnë historinë.

Siç nuk do ketë më “ofendime” për Perandorinë Osmane që “nuk e ka pushtuar, por ndihmuar Shqipërinë”, do kemi edhe tekste të reja historie ku jo masakra e genocid çam që nuk do përmenden, po as termi Çamëri nuk do gjendet më askund.

Me të shkruar jo e jo, po as në gojë mos guxoni ta zini si fjalë, se mërzitet Greqia. E po u mërzit, përbën provokim diplomatik e incident ndërkombëtar.

Ja që po na shesin edhe identitetin, e jo më ca metra tokë brenda vetes për Teatrin.

Si ta kthejmë Rilindjen në shina, para se t’i nxjerrë themelin edhe Shqipërisë, edhe shqiptarisë?

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur ishte mbushur një javë nga tërmeti i 26 nëntorit, pallatin nr.67, në lagjen nr.3, rruga “Ramazan Jella” e inspektoi një grup ekspertë

Në ditën e 13-të pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin, Thumanën, Shijakun etj, duke lënë pas një faturë mjaft të lartë financiar

26 nëntori do të mbetet një natë e zezë në historinë e Durrësit modern.

Nga Artan Fuga

Cfarë pashë parmbrëmë në rrugët e lagjes 13 të Durrësit!

Nga Artan Fuga

Qytetet qe na zene brenda