Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin ndodhet në Shqipëri për një vizitë dy ditore. Kjo është vizita e parë zyrtare e saj në Shqipëri.

Paraditen e sotme, Komisionerja Kos zhvilloi një takim me kreun e qeverisë Edi Rama. Gjatë qëndrimit të saj në vendin tonë, Kos është takuar edhe me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Përmes një postimi në platformën X, Komisionerja ka ndarë detaje nga takimi me kreun e SPAK Altin Dumani, atë të këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e ILD Artur Metani.

Kos i ka shprehu mbështjen e BE-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komisionerja Kos: Një takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë Shqipërinë dhe Evropën e sigurt. Përgëzova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetjen e vendosur të BE-së për rolin e tyre dhe metodat e punës, veçanërisht për SPAK-un. Është e rëndësishme të angazhohemi në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe funksional, por edhe më shumë të rrënjosim respektin e shtetit të së drejtës.