Komisioni hetimor për çështjen Tahiri ka filluar tashmë nga puna dhe në planin e veprimit të propozuar nga opozita janë caktuar edhe emrat e zyrtarëve të lartë që do të pyeten.

Kreu i komisionit Edi Paloka tha se për veprimtarinë e Saimir Tahirit në trafikun e drogës do të pyetet kryeministri Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri Tahiri dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të SHISH-it e Policisë.

Gjatë mbledhjes deputetët e Partisë Socialiste kërkuan kohë për ta parë planin paraprak të hetimit dhe të shtojnë gjëra të tjera që duhet të hetohen.

Anëtarët e komisionit hetimorë vendosin të presin Partinë Socialistë të shikojë planin paraprak të hetimit dhe të shtojnë të dhëna të tjera në lidhje me hetimin, ku në fund të hetimit me kërkesën e deputetes Ermonela Felaj do të nisin bashkë shkresat për të dhënat e mbledhura.

Zyrtarët që do të pyeten

Edi Rama

Fatmir Xhafaj

Saimir Tahiri

Visho Ajazi Lika

Haki Cako

Ardi Veliu

Helidon Bendo

Drejtorët dhe ish-drejtorët e Policisë në 12 qarqet e vendit

Besim Hajdarmataj

Etilda Gjonaj

Arqile Koca

Rovena Gashi

Odeta Thengjilli

Drejtori i Burgut 313

Drejtorët e Policisë në pikat e kalimit kufitar

Drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës

Dritan Zagani