Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha.

Vendimi është dhënë sot nga KPA.

NJOFTIMI:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.42/2020, datë 30.09.2020, që lidhet me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 269, datë 01.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1.Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 269, datë 01.07.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Valdete Hoxha.
2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.