Ministri i Pakistanit, Attaullah Tarar ka deklaruar se Irani ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në bisedimet e paqes. BBC shkruan se Pakistani ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare për të konfirmuar nëse Irani do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Islamabad.
“Pakistani, si ndërmjetësues, është në kontakt të vazhdueshëm me iranianët dhe ndjek rrugën e diplomacisë dhe dialogut. Pakistani ka bërë përpjekje të sinqerta për të bindur udhëheqjen iraniane të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve dhe këto përpjekje vazhdojnë”, tha ai në një deklaratë për X.





