Pas, kongresmenit demokrat, Richie Torres, Zach Nuun, i bën thirrje shtetit të tij të të mbështesë Kosovën dhe  t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci e re dhe një aleat i palëkundur i SHBA-së – që pranoi dhe mirëpriti të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm europianë). Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky reagim, vjen pas qëndrimit të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, që dënoi veprimet e institucioneve kosovare në Veri gjatë të premtes kur u krijuan tensionet.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar dje Blinken.