Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ankimimin e ish/zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin që u krye në banesën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj.

Vendimi u mor nga turpi gjykues i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, në dhomë këshillimi. Ahmetaj kishte ankimuar kontrollin nga agjentët e BKH-së me argumentimin se ishte i paligjshëm. Por, përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin e para 20 ditësh.

Ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.