Një 23-vjeçar shqiptar po përballet me akuzat për mashtrim në shtetin helen, për shkak se pak ditë më parë ka ndaluar një kalimtar në rrugë dhe e ka kontrolluar, duke u shtirur si oficer policie.

Mediat greke raportojnë se ngjaja ka ndodhur në Athinë dhe se në lidhje me të është postuar edhe një video në rrjetet sociale.

Pas marrjes dijeni se ishte në kërkim nga autoritetet policore, 23-vjeçari është paraqitur në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës ku ka dorëzuar edhe mjetet të cilat përdorte gjatë mashtrimit, të cilat i janë sekuestruar.