Koreja e Veriut ka hedhur disa predha në det, të lëshuara nga provinca Gangëon, në bregune saj Lindor.
Ky lajm u bë i ditur nga aurotitetet e Koresë së Jugut, të cilët thanë se një nga raketat fluturoi përreth 250 km.
Që nga lëshimi i një arme balistike ndërkontinentale, muajin e kaluar, Peniani ka kërcënuar se synon të dërgojë raketa në territorin e Guamut, në Paqësorin e SHBA, por, sipas ushtrisë amerikane, ky test i fundit nuk kërcënonte SHBA dhe Guam.
Ushtria amerikane raportoi se u lëshuan tre raketa, rreth orës 06:49 të së shtunës, ndërsa dy prej tyre dështuan në fluturim dhe vetëm njëra arriti të fluturojë rreth 250 km, deri në momentin e shpërthimit.
"Ushtria po mban nën mbikëqyrje të ngushtë Veriun, për të përballuar provokimet e mëtejshme", tha ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Ndërkohë, mijëra trupa amerikane dhe të Koresë së Jugut, po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simuluara në kompjuter.
Koreja e Veriut lëshon raketat e radhës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
36 ditë protestë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Zjarre të mëdha në Evropën Jugore, Franca, Spanja dhe Portugalia përfshihen nga flakët
Miri tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie





