Mijëra njerëz kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetin spanjoll, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Pedro Sanchez pas një sërë skandalesh korrupsioni brenda rrethit të tij. Demonstruesit, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj spanjollë të kuq e të verdhë dhe mbanin pankarta me mbishkrimin “Mjaft!” dhe një banderole të madhe që shkruante: “Korrupsioni ka një çmim. Mjaft më me pandëshkueshmëri. Dorëheqje dhe zgjedhje tani.”

Protesta u thirr nga një grup prej më shumë se 150 shoqatash qytetare të quajtur Sociedad Civil Espanola dhe u mbështet nga Partia Popullore konservatore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox. Delegati i qeverisë qendrore në rajon vlerësoi se 40,000 njerëz kishin marrë pjesë në tubim, i cili përfundoi në Plaza Moncloa pranë rezidencës zyrtare të Sanchez.

Pasi mbaroi marshimi, një grup i vogël demonstruesish u përpoqën të shkonin drejt rezidencës, por ata u zmbraps nga policia. Siç raportojnë mediat e huaja, tre persona u arrestuan dhe shtatë oficerë policie pësuan lëndime të lehta.

“Nuk ka mbetur askush në rrethin e Pedro Sanchez që nuk është akuzuar për krime shumë të rënda. Spanja po mbahet peng nga një mafi e korruptuar”, u tha gazetarëve lideri i ekstremit të djathtë Vox, Santiago Abascal, para fillimit të marshimit.

Sanchez, i cili erdhi në pushtet në vitin 2018 pasi përdori një votë mosbesimi për të rrëzuar qeverinë konservatore të PP-së të zhytur në korrupsion, është zotuar të vazhdojë, pavarësisht përhapjes së akuzave për korrupsion në lidhje me rrethin e tij. Gruaja e tij, Begona Gomez, është nën hetim në një rast korrupsioni, e cika e ka mohuar kategorikisht. Sanchez i ka hedhur poshtë këto raste kundër familjes së tij si të motivuara politikisht.

Ish-krahu i tij i djathtë, ish-ministri i Transportit Jose Luis Abalos, është duke pritur një vendim në gjyqin e tij për korrupsion, i cili përfundoi në fillim të këtij muaji. Të martën, një gjykatë e vuri ish-kryeministrin socialist Jose Luis Rodriguez Zapatero, një aleat i Sanchez, nën hetim formal për shpërndarje të ndikimit dhe krime të tjera, duke shtuar presionin mbi qeverinë. Zapatero mohoi çdo shkelje.