35-vjeçari shqiptar zgjidhet deputet në Parlamentin e Hamburgut

25/02/2020 - 11:01

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deuteti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. 35-vjeçari është një afarist i njohur në Hamburg.

Sami Musa ka kandidaur në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e ditës së diel (23 shkurt) ka fituar më shumë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet/land. Në këtë mënyrë, SPD do të mbetet në pushtet, ndonëse ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6%.

Por partneri i deritanishëm i SPD në koalicion, ekologjistët, kanë dyfishuar numrin e votave (me mbi 24%) dhe në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisjen e përbashkët, por do të forcojnë pushtetin. Pjesë e pushtetit do të jetë pra edhe deputeti i ri me origjinë nga Kosova, Sami Musa.

Musa deputeti i parë shqiptar

Lajmin për fitoren e Sami Musës e ka konfirmuar qysh ditën e djeshme për Deutsche Wellen babai i tij Xhelil Musa, një afarist i kahershëm në Hamburg. Më vonë, të gjithë zgjedhësit i ka falënderuar edhe vet Sami Musa, i cili premton realizimin e objektivave të premtuara gjatë fushatës elektrorale.

"Po i kam fituar 3661 vota dhe besoj se jam brenda në parlamentin e Hamburgut", konfirmon Sami Musa.

Deputeti i ri i Hamburgut ka falënderuar të gjithë ndihmësit dhe zgjedhësit, me fjalët se “votuesit janë angazhuar për demokraci”, ndësa premton se do të angazhohet me të gjitha mjetet për realizimin e premtimeve dhe vlerave demorkatike.

Lajmin se Sami Musa do të jetë pjesë e parlamentit të Hamburgut e kanë botuar publikuar ndërkohë edhe mediat gjermane./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një kohë kur tubimet, festat, grumbullimet e njerëzve, varrimet dhe dasmat janë të ndaluara si pjesë e masave për të parandaluar përha

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një postimi të bërë në Facebook, u bëri thirrje politikanëve kosovarë,

Në Prishtinë Policia ka gjetur një zgjidhje të padëgjuar më parë për të shmangur grumbullimet masive.

Ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje të dielën që të lihen anash ndarjet ndërmjet komuniteteve në kohën e përballjes më virusin C

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të 138 mostr

Gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga raste

Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kan

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar vendimet për shkarkimin e bordit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe të Postës

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike në vend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për formimin e një qe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend