Deputetja publikon foton e tmerrshme: Si ushtarët serbë përdhunonin gratë kosovare në sy të familjarëve

16/05/2019 - 14:52

Teksa në Kuvendin e Kosovës zhvillohej seanca plenare për votimin e rezolutës për gjenocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tepër tronditëse. Deputetja e PDK-së ka publikuar një fotografi ku shihet se si ushtarët serbë përdhunonin në grup një femër gjatë luftës në Kosovë. Në foto duket që përdhunimi kryhet në prani të familjarëve të gruas, madje shihen qartë edhe gjurmët e gjakut.

“Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb.”

Deputetja e PDK-së nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së privatësisë së gruas.

“Gruaja është 50 vjeçare, kur ka ndodhur ka qenë 35-vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngrihen aktakuza. Serbia është fajtorja”.

Sipas deputetes Brovina, fotografia tronditëse nga të rrallat që dëshmojnë makabritetin e sjelljes serbe në Kosovë, është gjetur ne aparatin e nje ushtari serb.

Për këtë dhe rastet e tjera të krimeve të luftës, Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë Propozim- Rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit nga ish- regjimi i shtetit serb në Kosovë, Formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit ndërkombëtar për gjykimin e këtyre krimeve, vendimin për ndërtimin e Muzeut të dëbimit dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit.

Kujdes! Foto tronditëse + 18.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dalin të dhënat e para zyrtare për krimin e rëndë që tronditi sot Gjilanin.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, ndërsa dyshohet se është vrasje e shumëfishtë, raporton Gazeta Express

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në urimin e tij me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se sovraniteti dhe pavarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova në 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së

17 janari është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi përkon me datën kur Kosova u shpall e pavarur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është shprehur se ka rezerva sa i përket në

Kryeministri Albin Kurti nga Mynihu ka folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duke thënë se është mirë të ndodhë shpejt, por shp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e konsideron takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçic pjesëmarrjen e përbashkët në një

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kosovë, ku një 18-vjeçare, e cila ishte deklaruar e zhdukur prej 10 ditësh, u gjet mbrëmjrn e djeshme.

Kosova dhe Serbia firmosën sot një marrëveshje të re, e cila mendohet të jetë një hap tjetër drejt rinisjes së dialogut dhe normalizimit