Kryeministri Haradinaj: Nuk na duhet liria e izoluar

17/06/2019 - 10:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu referuar procesit të integrimit në Bashkimin Evropian si dhe integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

“Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Ne jemi të lirë, por të izoluar. Ne duhet t’ju bashkohemi popujve të lirë. Eshtë Evropa që duam të anëtarësohemi, NATO, ku prin Amerika, pra ne dëshirojmë të bëhemi bashkë me popujt e lirë. Neve nuk na duhet liria e izoluar”, tha Haradinaj në fjalimin e tij gjatë zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

​Haradinaj shtoi se kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, Kosova synon njohje reciproke, por asesi nuk e vë në dyshim statusin, që sipas tij, u përcaktua që nga viti 1999.

“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyllur në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.

Takimi i 1 korrikut në Paris, është vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel dhe është cilësuar si shans për të shpëtuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj sot pritet të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen te presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka shkaktuar pikëpytje të mëdha në skenën politike të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet se çfarë

Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje, kanë kërkuar nga Presidenti i Kosovës që të shpallë datën e zgjedhjeve.

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me LDK-në e Isa Mustafës.

Edhe Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, është thirrur nga Gjykata Speciale për t'u marrë në pyetje.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës se ka mësuar që Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjes së parevokueshme nga posti i Kryeministrit Ramush Haradinaj, duke theksuar s

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vëllai i kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Dauti njëkohësisht deputet i AAK-së, ka reaguar pas lajmit se është ndaluar në aeropo