Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë dritën e gjelbër kësaj marrëveshje.

Kjo marrëveshje është votuar pas katër tentativave për pengim që i bëri Vetëvendosje me hedhjen e gazit lotsjellës.

Si pasojë e këtyre veprimeve të deputetëve të VV-së, shumica nga ata u përjashtuan nga seanca.

Në momentin kur është votuar demarkacioni i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.