Po hynin ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohen 2 rusët me pajisje të dyshimta

14/01/2020 - 12:11

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e 2 shtetasve rusë, një mashkull dhe një femër, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia.

Sipas autoriteteve kosovare, ata janë ndaluar rreth orës 10:30 të së hënës me një makinë me targa të Malit të Zi, e cila është konfiskuar.

Mediat vendase, që citojnë burime nga policia, raportojnë se në makinë ka pasur pajisje të dyshimta që kanë lidhje me fushën e sigurisë. Siç duket nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, shtetasi rus mbante shpesh veshje ushtarake dhe dyshohet se mund të ketë përgatitje të tillë.

Pak kohë më parë në aeroportin e Prishtinës u ndalua një tjetër shtetas rus i cili po filmonte bazën ushtarake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me një video-konferencë që po zhvillohet sot mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, n

Mikrobiologu Lul Raka thotë se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve me COV

Pak orë para të hënës ku pritet të udhëtojë drejt Hagës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar varrin e Adem Jasharit, ku kreu n

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normaliz

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova kanë dënuar kërcëni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ranë dakord për zgjatjen teknike njëvjeçare të ma

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me k

Humb jeten pas nje lufte te gjate me koronavirusin babai i gazetarit të njohur të Kosovës, Berat Buzhala.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani i është drejtuar policisë, pas një përplasjeje që pati në seancën e së premtes në mbrëmje, k

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve nga koronavirusi.