Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mitrovicë të Kosovës.

Sipas mediave lokale, shpërthimi ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari”. Për pasojë janë dëmtuar xhamat e disa bizneseve.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Nuk është përcaktuar ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.