Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri.

Vendimi i mor nga trupi gjykues: Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Zhukri iu nënshtrua procesit të vetingut për tre kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, gjyqtari Zhukri u shkarkua për mos justifikim të pasurisë.

Zhukri në vitin 2022 iu lakua emri për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën duke ia dhënë siglat e PD-së Sali Berishës dhe grupimit të Rithemelimit.