Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend po zhillon sot punimet. Gjatë Komisionit u shpreh se KQZ ka bllokuar shqyrtimin e propozimit të deputetit socialist Erion Braçe, për TVSH-në në Bujqësi. Braçe gjatë fjalës së tij u shpreh se duhet ta kishin thirrur për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Ai shtoi se është i shastisur nga vendimi i juristëve.
“Më vjen keq që nisma ka një emër mbiemër dhe minimalisht duhet të më kishte thirrur, për të kuptuar ata se për çfarë bëhet fjalë. Referenca e bërë me nenin, nuk shkon se as kemi ulur as kemi hequr taksa. Ne madje kemi bërë 20% tatim. Jam i shastisur nga vendimi i juristëve, por ka të bëjë me njerëz dhe jo me makina.
Të marrin e të lexojnë nismën dhe të kuptojnë se çfarë efekti ka nisma. Vendimi që kanë marrë është vendim kuzhine, të ndalosh cilindo të qërojë patatet në kuzhinë se përfituesi është ai që han patate të skuqura. Do doja shumë të vijonim përpara dhe gjobën e paguaj unë me këste. Kush është ankuar për këtë nismë, kush? 6 vite e kam kuptuar se kush e pengon nismën, por ata kanë arritur deri këtu tek KQZ”, tha Braçe në fjalën e tij.
Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, u shpreh se ka kërkuar shpjegime nga KQZ dhe pret një informacion. Ai shtoi se është i bindur se ata nuk e kanë kuptuar nismën.