Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, që është kandidat për president nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale, pretendoi se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta lironte menjëherë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, pas zgjedhjeve, nëse ai fiton.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump nuk dha detaje se si ai do të lehtësonte lirimin e Gershkovichit, por tha vetëm se Putin “do ta bënte këtë për mua”.

Pas këtij postimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Trump dhe Putin nuk kanë pasur asnjë kontakt. Ai shtoi se duhet “një heshtje e plotë” për të “arritur rezultate” për çdo këmbim të të burgosurve, shkruajnë mediat e huaja.