Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë mbështet legalizimin e kanabisit dhe të prostitucionit në Shqipëri, sipas modelit të Holandës, Greqisë dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian. Ja sesi e ka argumentuar ai propozimin në një intervistë për gazetën “Shekulli”:

Ideja ime ishte shumë e thjeshtë për legalizimin e kanabisit. Të legalizohet duke u nisur nga praktikat ligjore që ka qoftë Holanda, qoftë Greqia apo dhe iniciativat e fundit që ka ndërmarrë edhe Italia. Pra, janë eksperienca evropiane nga vende anëtare të BE-së, të cilat e praktikojnë dhe këto sisteme ligjore duhet të lejojnë që edhe Shqipëria të ketë ndonjë qasje tjetër, sidomos për ofertat turistike që të lejojnë përdorimin sipas ofertës që ka Holanda. Ne jemi shumë të lumtur në qoftë se turisti që viziton Shqipërinë ta vizitojë atë siç frekuenton Amsterdamin…

…Unë mendoj që jemi shumë të vonuar sepse duhet ta kishim bërë më herët dhe njëkohësisht, sugjerimet dhe propozimet e mia kanë qenë edhe për shërbimin e femrës, ashtu siç e ka Holanda, Gjermania dhe Autria, të cilat e kanë të legalizuar, të kontrolluar e ku elementet e sigurisë janë në maksimum.

Por njëkohësisht kjo ka sjellë një faktor tjetër me ndikim pozitiv në buxhetin e shtetit për taksën që paguhet”, theksoi Jaku.