Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së, duke shpërndarë më shumë doza vaksine kundër Covid-19.

Kreu I OBSH tha se është takuar me me ambasadoren Erica Barks-Ruggles, zyrtare e Departamentit amerikan të Shtetit, dhe falënderoi Amerikën për “udhëheqjen e saj në ndarjen e dozave të vaksinave”.

“Shpresojmë që liderët e tjerë të G20-ës të marrin shembull dhe të sigurohen që të gjitha vendet të kenë furnizim të mjaftueshëm për të arritur mbulimin 40% deri në fund të vitit 2021”, shkroi në Twitter Ghebreyesus.