Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 38-vjeçarin Simon Gjoka për akuzën e vjedhjes dhe të dyshimit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.
38-vjeçari ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të miturën, duke pretenduar se fotot dhe video që janë gjetur në telefon nuk janë të asaj natyre. Gjykata i ka kërkuar prokurorisë vijimin e hetimeve në lidhje me dyshimet për marrëdhënie seksuale me të miturën.
Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjim, u zbulua se komunikonte me të miturën me biseda me kontekst seksual.
Menjëherë është bërë shoqërimi dhe marrja në pyetje në praninë e psikologut dhe nënës së saj, ku kjo e fundit kishte miqësi me Simon Gjokën, 13-vjeçarja ka dëshmuar se lidhja me 38-vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Në telefonin e të miturës janë gjetur videot intime dhe foto, por vajza ka pranuar gjithashtu se 38-vjeçari e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion. E mitura shiste qirinj në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion.