Një piketë themelore: Versioni i limituar TWENTY Edition kremton dy dekada luksi sportiv për Range Rover Sport

Punuar mjeshtërisht: Versioni TWENTY Edition vjen me specifika të përmirësuara dhe detaje dizajni tërheqëse, që mishërojnë karakterin dinamik të qëndrueshëm të Range Rover Sport

Një shpalosje bashkëkohore e trashëgimisë: I disponueshëm në lustër tërheqëse ultrametalike Sanguinello portokalli, në vijim të ngjyrës karakteristike të çdo versioni Range Rover Sport

Një trashëgimi e performancës pioniere: Range Rover Sport ka mbizotëruar në sfidat e drejtimit të automjeteve në mbarë globin, duke ngjitur me sukses 999 shkallët drejt Portës së Parajsës e deri te sfidimi i rrymës së ujit në Digën Kárahnjúkar, duke ritheksuar sërish statusin e tij si forma më dinamike e luksit të Range Rover

Range Rover kremton dy dekada luksi sportiv me versionin Range Rover Sport TWENTY Edition; një kremtim domethënës i trashëgimisë së këtij dizajni dhe performancës së tij të shquar. Versioni i limituar TWENTY Edition vjen me detaje karakteristike ‘TWENTY’, grupe fuqie të posaçme dhe sedile performancë, të frymëzuara nga Range Rover Sport SV.

Range Rover Sport u krijua në një pikë kyç të historikut të automobilave, duke u nxitur nga të kuptuarit se tregu ishte gati për SUV më dinamike dhe të orientuara nga performanca. Krijimi i këtij modeli shënoi edhe një ndryshim themelor për Range Rover, duke sinjalizuar evoluimin e markës si një familje automjetesh. Që prej lançimit në fillim të viteve 2000, Range Rover Sport ka vijuar të evoluojë qëllimshëm, duke ripërkufizuar dizajnin e SUV, duke përqafuar inovacionin hibrid, duke kaluar me sukses sfidat pioniere të performancës dhe duke qenë pjesë e skenave kinematografike të paharrueshme.

Evoluimi i dizajnit të Range Rover Sport

Përgjatë tre brezave, Range Rover Sport ka evoluar nga pamja fillestare e fuqishme, me fokus te performanca, drejt një modeli modern, që shpalos luksin minimalist. Modeli i gjeneratës së parë karakterizohej nga një pamje e fuqishme dhe tërheqëse, e frymëzuar nga koncepti i shquar i Range Stormer, ndërsa, në gjeneratën e dytë, silueta u rafinua për të qenë më elegante, duke pasur një arkitekturë alumini më të lehtë dhe një profil më dinamik. Range Rover Sport tejkaloi një milion shitje në mbarë botën gjatë kësaj periudhe, duke e pozicionuar këtë model si një ikonë moderne të luksit dhe performancës. Modeli i sotëm i Range Rover Sport përfaqëson interpretimin më të pastër, të karakterizuar nga sipërfaqet elegante, përmasat fine dhe pamja konfidente dhe bashkëkohore, që balancon atleticizmin me sofistikimin e pakrahasueshëm të Range Rover.

Dy dekada sfidash drejtimi

Gjatë rrugëtimit 20-vjeçar, Range Rover Sport ka vërtetuar në vazhdimësi kapacitetin e vet përballë provave sfiduese. Në vitin 2013, modeli i gjeneratës së dytë arriti një rekord të ri për SUV komerciale në Ngjitjen e kodrës Pikes Peak në SHBA, dhe pesë vite më pas, ishte automjeti i parë që ngjiti 999 shkallët drejt Portës së Parajsës në Kinë, duke i bërë ballë terrenit rrëshqitës dhe shpateve me pjerrësi 45 gradë, në një shpalosje mbresëlënëse të traksionit, kontrollit dhe qëndrueshmërisë. Në sfida të tjera, Range Rover Sport arriti kohën më të shpejtë në një udhëtim prej 800km përmes Shkretëtirës Rub’ Al Khali në Arabinë Saudite dhe, për lançimin e modelit të gjeneratës së tretë, përshkoi një rrymë uji duke u ngjitur 193m përgjatë Digës Kárahnjúkar në Islandë.

Risitë teknologjike

Duke ndërthurur në mënyrë të përsosur teknologjitë pioniere për të gjitha terrenet të Range Rover, si Terrain Response dhe Hill Descent Control, ndërsa ka zhvilluar një fokus më të lartë te dinamika në terren të shtruar, Range Rover Sport ka evoluar duke i qëndruar besnik përvojës së drejtimit të rafinuar dhe emocionuese.

Range Rover Sport i gjeneratës së parë ishte i njohur për teknologjitë e tij, si sistemi elektrohidraulik i kontrollit kundër rrotullimit Dynamic Response dhe sistemi i frenimit Brembo në modelet V8. Përfshirja e transmisionit të shquar automatik ZF me tetë shpejtësi bëri të mundur ndërrimin e marsheve në mënyrë më të lehtë dhe të rafinuar dhe përmirësimin e performancës, që i shkon për shtat ADN së drejtimit të Range Rover Sport.

Ndër elementet më të rëndësishme të modelit të gjeneratës së dytë ishte edhe lançimi i Range Rover Sport SVR me 550KF në vitin 2014, automjeti i parë i lançuar nga divizioni historik SVO, që synonte të shpaloste nivelet më të larta të inxhinierisë së performancës, si dhe modelit novator Range Rover Sport Hybrid në vitin 2014 me sistemet e patentuara të kontrollit të grupit të fuqisë.

Në vitin 2023, Range Rover Sport SV me 635KF debutoi si një model me performancë të lartë në linjën e modeleve Range Rover Sport. Modeli Range Rover Sport më dinamik, që ndërthuri performancën, dinamizmin dhe luksin e lartë me kapacitetin e Range Rover falë sistemit të suspensionit 6D Dynamics, nofullave të frenave Brembo Octyma me tetë pistona dhe opsionet me performancë të lartë, si disqet prej fibre karboni dhe disqet e frenave prej qeramike karboni, si edhe Sedilet Body And Soul (BASS) sensore me audio.

TWENTY Edition

Një kremtim i dy dekadave që prej vitit të parë të plotë të prodhimit, TWENTY Edition vjen me detaje eksterieri më elegante, veçori interieri të rafinuara dhe opsione grupesh fuqie me performancë të lartë.

Frymëzuar nga koncepti origjinal ‘Stormer’ në ngjyrë portokalli i Range Stormer dhe Versioni i parë i Range Rover Sport në ngjyrë Vesuvius portokalli, TWENTY Edition është i disponueshëm në lustër tërheqëse ultrametalike Sanguinello portokalli1, një vijimësi e ngjyrës karakteristike të përfshirë në çdo version të këtij modeli.  Paleta me ngjyrat Santorini e zezë1  dhe Ostuni e bardhë1 ofron lustra eksterieri moderne dhe atletike.

Paketa e eksterierit Black krijon një siluetë të zhdërvjellët, të shoqëruar me mbishkrimin e skalitur ‘TWENTY’ dhe disqet 23 inç Sparkle të argjendta me shkëlqim ose në ngjyrë të Zezë me shkëlqim. Brenda këtij mjeti, mbishkrimi i skalitur ‘TWENTY’ në pedanat e pragut me ndriçim dhe në konsolën qendrore e bëjnë edhe më karakteristik këtë version ekskluziv.

Interieri vjen me sedile Ebony prej lëkure Windsor, frymëzuar nga modeli me performancë të lartë Range Rover Sport SV. Me peshë të lehtë, forma të skalitura dhe frymëzuar nga garat me makina, kjo ndërthurje përfshin ergonomikën e punuar me precizion dhe mjeshtërinë luksoze. Rimesot prej karboni të farkëtuar dhe veshja e tavanit prej kamoshi krijojnë një pamje dinamike të errët brenda në kabinë.

Opsionet e grupit të fuqisë në TWENTY Edition nxjerrin në pah qasjen e bazuar te performanca, që karakterizon këtë model. Motori hibrid me bateri dhe benzinë 4,4 litra Twin Turbo V8 siguron një performancë dinamike të menjëhershme, duke prodhuar 540 KF, ndërsa motori hibrid elektrik me karikim P550e (P400 I6 AJ20 MEHV në Kinë) ndërthur një motor me benzinë Ingenium 3,0 litra me gjashtë cilindra me një motor elektrik 105kW dhe bateri 38,2kWh për të prodhuar 550KF, me një distancë tërësisht elektrike sipas WLTP-së deri në 115km2 (71 milje) dhe emetime CO2 duke filluar nga 18g/km.

Martin Limpert, Drejtor Menaxhues Global, Range Rover, u shpreh: “Range Rover Sport ka sfiduar vazhdimisht kufijtë që prej shfaqjes për herë të parë të konceptit Stormer. Gjatë dy dekadave, ky model ka vërtetuar se është një SUV luksoze me kapacitet të lartë, me ADN e një makine sportive dhe versioni TWENTY Edition është kremtimi i përsosur i trashëgimisë së shquar të këtij mjeti. Ky version i limituar thekson më tej këtë veçori, duke shënuar një pikë emocionuese në një rrugëtim që do të vijojë gjatë për Range Rover Sport”.

Range Rover Sport TWENTY Edition është i disponueshëm për t’u porositur.

Rreth Range Rover
Çdo Range Rover është kuruar për të përmirësuar jetët e klientëve tanë falë dizajnit modern, interierëve të lidhur dhe rafinuar, si dhe performancës drejtuese elektrike në luks të pakrahasueshëm. Frymëzuar nga dizajni i jashtëzakonshëm që prej vitit 1970.

Marka përfshin Range Rover, Range Rover Sport, Range Rover Velar dhe Range Rover Evoque dhe ofrohet nga Land Rover, një markë e besuar falë ekspertizës 75 vjeçare në teknologji, arkitekturën e automjeteve dhe kapacitetin për terren të pashtruar të pakrahasueshëm.

Si pjesë e vizionit tonë të luksit modern në dizajn, çdo model Range Rover është i disponueshëm si hibrid elektrik.

Range Rover është një nga markat luksoze britanike kryesuese në botë, e shitur në 121 vende. Ajo i përket grupit të markave JLR krahas Defender, Discovery dhe Jaguar.

Njoftim i rëndësishëm

Jaguar Land Rover është në kërkim të vazhdueshëm të mënyrave të përmirësimit të specifikave, dizajnit dhe prodhimit të automjeteve të veta, si dhe të pjesëve, aksesorëve dhe modifikimeve që kryhen vazhdimisht. Megjithëse bëhen të gjitha përpjekjet për të nxjerrë literaturë të përditësuar, ky dokument nuk duhet të konsiderohet si një udhëzues i pagabueshëm për specifikat ose disponueshmërinë aktuale, dhe as nuk përbën një ofertë shitjeje të automjeteve, pjesëve apo aksesorëve të caktuar. Të gjitha shifrat janë përllogaritje të prodhuesit