Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Kavalla të Greqisë.

Një 56-vjeçar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij 32-vjeçare dhe fëmijën e tyre vetëm 1 vjeç dhe më pas është vetëvrarë.

Mediat greke shkruajnë se çifti ishte drejt ndarjes dhe ishin në konflikt për kujdestarinë e fëmijës së tyre.

Autori ishte blegtor dhe mëngjesin e sotëm ka dalë nga shtëpia, ka marrë me vete gruan dhe fëmijën dhe i ka çuar në  pronën e tij ku i ka qëlluar.

Burri ishte grek, ndërsa gruaja me origjinë gjermane.