Detaje të reja dalin nga krimi i pasionit në Shkodër ku një i ri dyshohet se ka qëlluar të dashurën me armë zjarri dhe më pas ka vrarë veten.

Trupat e çiftit raportohet se janë gjetur brenda makinës në lagjen “Mark Lula”.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qëlluar të dashurën me plumb në kokë, ndërsa arma e krimit është gjetur në mjet.

Fillimisht u raportua se të dy kishin humbur jetën, por vajza ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Polica po heton për zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit të rëndë dhe identitetit të tyre.