Aktorja Kristen Stewart ka folur së fundmi për rolin e saj si Princeshë Diana në filmin “Spencer”. Stewart siç dihet ka luajtur rolin e Princeshës së Uellsit në filmin e vlerësuar nga kritika dhe ka shprehur se gjatë xhirimeve ka ndjerë sikur Diana po përpiqej të depërtonte tek ajo.

Në një intervistë për “LA Times”  Stewart rrëfeu se gjatë xhirimeve ka ndjerë sikur Diana po përpiqej të depërtonte tek ajo.

”Edhe nëse thjesht fantazoja, ndjeva se kishte momente kur mora një lloj shenjë. E ndjeva kaq të gjallë Dianën kur po bëja këtë film, edhe nëse ishte gjithçka një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime harronin që ajo kishte vdekur. Ishte një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë dhe t’i kujtoja vetes se ajo kishte vdekur ishte thjesht e dhimbshme. Më shkatërroi vazhdimisht. Dhe kjo vetë ndihej shumë shpirtërore. Ishte e çuditshme dhe e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në jetën time”, u shpreh aktorja. Premiera e “Spencer” u dha në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 Shtator.