Pak minuta i mjaftuan ndërkombëtarit shqiptar Kristjan Asllani për të tregruar klasin e tij në supersfidën Inter-Roma.
Mesfushori i kombëtares ishte brilant në fushë duke dhënë një top fantastik për mbrojtësin Dimarco, i cili e krosoi menjëherë në zonë dhe aty përfitoi Thuram, që tundi rrjetnë.
Duke folur pas ndeshjes për suksesin 1-0 kundër verdhekuqve, Asllani deklaroi për mikrfonin e “Inter TV”, se duhet të jenë të bashkuar për të arritur objektivat.
“Nuk është kurrë e lehtë të hysh në fushë kur kanë mbetur pak minuta dhe rezultati është 0-0. Fatmirësisht ia pasova topin Dimarco edhe më pas erdhi goli nga Thuram. E qarkulluam topin nga fillimi në fund, duhet të vazhdojmë kështu. Si grup jemi gjithmonë bashkë, Çalhanoğlu më ndihmon në çdo seancë stërvitore. Ne duhet të vazhdojmë së bashku dhe objektivat me siguri do t’i arrijmë. Duhet ti marrim ndeshjet me radhë, ka ndeshje në të cilat jemi më të lodhur. Ne duhet të ecim përpara në këtë mënyrë”.
Elozhet për mesfushorin Asllani nuk munguan nga shtypi italian, ndërsa trajenri Simone Inzaghi u shpreh:
“E dija që do të duhej diçka më shumë në mesfushë dhe ndryshova Çalhanoğlu dhe Mkhitaryan, me Asllanin dhe Frattesi-n që ishin gati. Asllani ishte shume i mirë, të hysh në një ndeshje Inter-Roma nuk është e lehtë dhe ai hyri me personalitet. Ai e di që të luash për Interin nuk është njëlloj sikur luan për Empolin , ka cilësi dhe sjellje të një profesionisti të madh”, tha Inzaghi.