TIRANE-Personat të cilët duan të ndjekin studimet e doktoraturës duhet të kenë mbaruar një master shkencor dhe jo mastera të tjerë. Ky është vendimi i fundit i marrë nga përfaqësuesit e arsimit të lartë për të rritur cilësinë e doktorantëve që dalin nga auditorët e universiteteve.

"Është përcaktuar masteri i shkencave si diplomë dhe të gjitha diplomat e barasvlefshme me këtë nivel kualifikimi, si pragu i pranimit plus kritereve e procedurave që që janë përcaktuara respektivisht në të gjitha programeve të doktorantëve në këto institucione", shprehet Edlira Late, Drejtore e Arsimit të Lartë në MSH.

Pëveç këtij kushti, kandidatët duhet të kenë plotësuar edhe disa kritere të tjera si, të kenë realizuar si autor i parë së paku tre referime shkencore, të ketë marrë pjesë në konferenca, kongrese shkencore, trajnime si dhe të ketë dhënë provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.